Matura Shtetërore, hyn në fuqi udhëzimi i Ministrisë për datat e provimeve për vjeshtën

Bëjeni Share që të informoni shokët:

Share-512.png

Ministria e Arsimit ka shpallur datat për ata që rezultojnë mbetës, qoftë në lëndë shkollore, apo në një prej testimeve me detyrim apo me zgjedhje.

Sipas udhëzimit nr.16, të publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare sesioni i dytë nis më 27 gusht me provimin e gjuhës së huaj, për të vijuar tri ditë më pas me gjuhën shqipe e letërsinë, matematikën në datën 3 shtator, si dhe dy provimet me zgjedhje në datën 7.

TESTIMET

Të drejtë për t’u rifutur në provimet e vjeshtës, sipas udhëzimit të MASR, e kanë katër kategori nxënësish. Të parët janë ata që rezultojnë mbetës në një ose disa provime të sezonit që do të zhvillohet në muajin qershor.

Gjithashtu, mund të futen edhe ata që nuk arrijnë të kalojnë vitin shkollor 2017- 2018, për shkak se rezultojnë mbetës në një ose dy lëndë. Por, sezoni i dytë nuk është vetëm për mbetësit. Pjesë e tij mund të jenë edhe maturantët e vjetër, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2017 dhe nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, si dhe ata që kanë përfunduar gjimnazin jashtë vendit, pasi të kenë njehsuar dokumentet shkollore nga Ministria e Arsimit.

Të katër kategoritë e mësipërme, për të qenë pjesë e sezonit të dytë të provimeve, nevojitet që më parë të kenë plotësuar formularin A1Z. Teksa mbetësit e këtij viti e kanë shumë të lehtë këtë proces, dy kategoritë e fundit duhet të drejtohen në shkollën ku kanë përfunduar gjimnazin ose atë që u cakton Drejtoria Arsimore për të plotësuar formularin e caktimit të lëndëve me zgjedhje në datat 21-23 gusht.

UDHËZIM
Nr. 16, datë 7.5.2018
PËR ORGANIZIMIN E PROVIMEVE
TË MATURËS SHTETËRORE 2018,
SESIONI I DYTË
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 26, pika 2, shkronja “a”
dhe 51, të ligjit nr. 69/2012, datë 21.6.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar,
UDHËZOJ:
1. Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë, të jenë:
a) Gjuhë e huaj (D3) 27 gusht 2018;
b) Gjuhë shqipe dhe letërsi (D1) 30 gusht 2018;
c) Matematikë (D2) 3 shtator 2018;
d) Provime me zgjedhje (Z1/Z2) 7 shtator 2018.
2. Provimet e Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë, të fillojnë në orën 10:00.
a) Provimet e lëndëve me detyrim të zgjasin 2 orë e 30 minuta.
b) Provimet e lëndëve me zgjedhje të zgjasin 3 orë.
3.Administrimi dhe procedurat për shpërndarjen dhe grumbullimin e materialeve të provimeve të
Maturës Shtetërore 2018, sesioni dytë, bazohen në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2018, miratuar me
urdhrin nr. 672, datë 29.12.2017, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
4. Testi për secilin nga provimet e detyruara të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje të jenë me
përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 13 pikë, ndërsa 12 pyetje të jenë me zgjidhje dhe të vlerësohen
me 37 pikë.
5. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje të jenë me
përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 10 pikë, ndërsa 10 pyetje të jenë me zgjidhje dhe të vlerësohen
me 30 pikë.
6. Maturantët që kanë vetëm një provim me zgjedhje, të hyjnë në provim në orën 11:00 dhe ta
përfundojnë atë në orën 13:00.
7. Në provimet e Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë, do të marrin pjesë:
a) Maturantët/kandidatët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore
2018, sesioni i parë.
b) Maturantët që rezultuan mbetës në një ose dy lëndë në vitin shkollor 2017–2018 dhe i shlyejnë
provimet shkollore brenda datës 22 gusht 2018.
c) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2017, por që nuk kanë shlyer detyrimet
e Maturës Shtetërore.
d) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njësuar dokumentet
shkollore nga MASR-ja.
8. Maturantët/kandidatët e përcaktuar në pikën 7, germa “a” dhe “b”, të plotësojnë formularin A1Z
për dhënien e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore.
9. Kandidatët/kandidatët e përcaktuar në pikën 7, germa “c” dhe “d”, të regjistrohen në shkollën ku
kanë përfunduar arsimin e mesëm ose në shkollën që u cakton DAR/ZA-ja e vendbanimit të tyre. Këta
kandidatë të plotësojnë formularin A1Z në datat 21–23 gusht 2018.
10. Drejtori i shkollës të dërgojë zyrtarisht në DAR/ZA listën e kandidatëve që do të marrin pjesë në
provimet e Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë, deri më 23 gusht 2018. Drejtori i DAR/ZA-së ta
dërgojë këtë listë në QSHA në datën 24 gusht 2018.
11. Provimet të zhvillohen të përqendruara në drejtoritë arsimore rajonale. ZA Tropojë, ZA Lushnjë
dhe ZA Sarandë t’i zhvillojnë provimet në qytetet e tyre. ZA Delvinë t’i zhvillojë provimet në qytetin e
Sarandës.
12. Drejtoritë arsimore rajonale dhe drejtoritë e shkollave të marrin masa për njoftimin e
maturantëve/kandidatëve për datat, mjedisin dhe orën kur do të zhvillohet secili nga provimet e Maturës
Shtetërore 2018, sesioni i dytë.
13. Drejtori i DAR/ZA-së, brenda datës 20 gusht 2018, të njoftojë zyrtarisht QSHA-në për mjedisin
ku do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë.
14. Në DAR ku numri i maturantëve/i kandidatëve është më i madh se 500, të përdoren 2 mjedise.
15. Monitorimi dhe administrimi i procesit të Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë, të kryhet nga
përfaqësuesit e MASR-së dhe të institucioneve të varësisë.
16. Shpenzimet e përfaqësuesve të MASR-së, në monitorimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2018,
sesioni i dytë, të përballohen nga institucionet përkatëse, sipas dispozitave në fuqi.
17. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Programeve të
Zhvillimit të Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria e Financave, Qendra Shërbimeve Arsimore,
Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Instituti Zhvillimit të Arsimit, njësitë arsimore vendore dhe shkollat.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletore Zyrtare.

Bëjeni Share që të informoni shokët:

Share-512.png

Si të shkarkojmë faturën për aplikim për Universitet, Matura Shtetërore 2018

Bëjeni Share që të informoni shokët:

Share-512.png

Për të hedhur të dhënat në sistem, maturantët duhet të paguajnë faturën e përcaktuar nga MAS.

Manualin e gjeni në linkun bashkangjitur kësaj video-je.

Shkarko manualin – manual_aplikimi_maturant


Kolegji Universitar Qiriazi me ekperience 12 vjeçare në arsimin e lartë ofron programe studimi te akredituara :

Në ciklin e parë të studimeve Bachelor:
Fakulteti i Ekonomisë
1. Menaxhim Biznesi
2. Financë
Fakulteti i Drejtësisë
1. E Drejtë Biznesi

Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional dhe Master i Shkencave:
1. Administrim Biznesi
2. Financë
3. Jurist me Drejtim Biznesi
4. E Drejtë Civile dhe Tregtare

Akreditim Institucional dhe tarifa studimi 1200 Euro viti akademik për të gjithë programet e studimit.

Adresa : Rruga Taulantet, Kodër Kamëz, Tiranë, Albania 1029
Tel: +355 67 200 0874
+355 69 409 4516

Website: http://qiriazi.edu.al
Email : sekretaria@qiriazi.edu.al
info@qiriazi.edu.al

Picture1

Bëjeni Share që të informoni shokët:Share-512.png

Udhëzimi zyrtar për aplikim në Universitete 2018-2019

visitor counter

Bëjeni Share që të informoni shokët:

Share-512.png

Ministria e Arsimit publikon udhëzimin e plotë për pranimet në universitete, firmosur nga Lindita Nikolla. Në udhëzimin nr 18, datë 21.05.2017, përcaktohen procedurat dhe afatet e aplikimit dhe regjistrimit në universitete

Udhezim per procedurat e aplikimit viti akademik 2018-2019


oferte vere 2018 (1)

Kane filluar regjistrimet per kurset intensive te veres per gjuhet anglisht dhe gjermanisht.

Kurset e veres vetem per 9500 leke niveli i plote.
Orare paradite dhe pasdite
5 here ne jave nga 120 min
20 seanca niveli i plote
Nr. kontakti 0695610926


Adresa: Prane ish-restorant Durresit

www.qendraoptima.com

e-mail: sekretaria@qendraoptima.com

Provimet e lëndëve me zgjedhje, skema dhe zgjidhje, MSH 2018

Provimet e lëndëve me zgjedhje, skema dhe zgjidhje, MSH 2018

Bëjeni Share që të informoni shokët:

Share-512.png

– Biologji bërthamë, varianti A, skema dhe zgjidhja.
– Biologji e thelluar, varianti A, skema dhe zgjidhja.
– Fizikë bërthamë, zgjidhje.
– Fizikë e thelluar, zgjidhje.
– Kimi bërthamë, varianti A, zgjidhje.
– Kimi e thelluar, varianti A, zgjidhje.

– Matematikë e thelluar, varianti A, zgjidhje.
– Ekonomi bërthamë, varianti A, skema e vlerësimit.
– Ekonomi e thelluar, skema e vlerësimit.
– Filozofi, skema e vlerësimit.
– Gjuha frënge, skema e vlerësimit.
– Gjuha gjermane, skema e vlerësimit.
– Gjuha greke, skema e vlerësimit.
– Gjuha angleze, varianti A, skema e vlerësimit.
– Gjuha italiane, skema e vlerësimit.
– Psikologji, skema e vlerësimit.
– Qytetari, skema e vlerësimit.
– Sociologji, skema e vlerësimit.
– Gjuha spanjolle, skema e vlerësimit.
– Gjuha turke, skema e vlerësimit.
– Gjeografi bërthamë, varianti A, skema e vlerësimit.
– Gjeografi e thelluar, skema e vlerësimit.
– Histori bërthamë, varianti A, skema e vlerësimit.
– Histori e thelluar, skema e vlerësimit.
– Letërsi e thelluar, skema e vlerësimit.
– Teknologji bërthamë, zgjidhje.
– Teknologji e thelluar, zgjidhje.

Bëjeni Share që të informoni shokët:

Share-512.png

Rikthehen provimet e vjeshtës, maturantët mbetës nuk mund të ankohen për notën

Bëjeni Share që të informoni shokët:

Share-512.png

Je i pakënaqur me notën që ke marrë në provimin e parë të maturës shtetërore? Pretendon se je vlerësuar më pak sesa ke merituar dhe kërkon rikorrigjim? Rregullorja e Maturës Shtetërore 2018 nuk ta jep këtë të drejtë!

Asnjë maturantë nuk ka të drejtë të ankimojë notën, për shkak se ministria e Arsimit thotë se vlerësimi i katërfishtë, pra nga 4 vlerësues nuk mund të jetë i gabuar. Megjithatë, rregullorja thotë se maturantët e pakënaqur mund të marrin fletën e tezës të fotokopjuar për të parë se si është bërë vlerësimi dhe për të kontrolluar përgjigjet, por vetëm kaq!

Nga ana tjetër, pas disa vitesh, matura 2018 vjen me një lajm të mirë për 37 mijë nxënësit. Rikthehet sezoni i vjeshtës për mbetësit, pra maturantët kanë të drejtë ritestimi nëse janë mbetës në 1 apo më shumë provime të maturës 2018. Sipas rregullores, maturanti konsiderohet mbetës nëse ka marrë më pak se 20% të pikëve të testit, në secilën prej 5 provimeve të detyruara të procesit, që i çon ata në fakultet.

Megjithatë, ministria e Arsimit nuk e ka publikuar ende udhëzimin që do ti njohë mbetësit me datat dhe oraret e riprovimeve, duke penalizuar maturantët të planifikojnë pushimet verore. Ndërkohë, nesër maturantët do të zhvillojnë provimet e fundit, ato me zgjedhje, që do të përmbajnë 20 pyetje secili, 10 pyetje me alternativa dhe 10 me zhvillim. Vitin e kaluar maturantet mbetes duhet te prisnin nje vit per te hyre serish ne provime.

Top Channel

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png